Një person është gjetur i vdekur dje në afërsi të lumit Sitnica në Mitrovicë, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se hetimet lidhur me këtë rast kanë nisur.
“Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë ai për Demos.
Ndërkaq, në mediat lokale është publikuar identiteti i viktimës, i cili është Hazir Bresila.
I njëjti ishte i zhdukur prej disa ditësh, ndërkaq për gjetjen e tij Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët.