Sot bëhen dy vjet që nga ngritja e aktakuzës për krime të luftës nga ana e Gjykatës Speciale kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, për ta kujtuar këtë ngjarje ka bërë një postim në Facebook, me ç’rast ka zbuluar disa detaje të panjohura deri me tani.
“Sot, si dy vjet më parë, isha pjesë e delegacionit të Presidentit Thaçi, ku u nisëm për në Washington. Ky udhëtim u ndërpre vetëm 10 minuta pasi ishim nisur nga Tirana. Derisa ishim në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare. Atë ditë, Gjykata Speciale shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm”, shkroi Behrami.
Postimi i plotë: