Një zyrtar policor është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Gjilan, Valon Osmani.
“Po, ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Një zyrtar policor, është suspenduar nga detyra për 72 orë. Hetimet po zhvillohen nga ana e Inspektoratit Policor”, deklaroi Osmani.
Klankosova.tv mëson se polici i rajonit të Gjilanit, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.