Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dyshohet se përhapi ideologji ekstreme fetare e thirri për t’iu bashkuar luftërave të huaja, një muaj paraburgim për A.B.

    24/05/2025 13:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

    Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që A.B. t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji, duke vlerësuar se lirimi i tij mund të ndikonte negativisht në rrjedhën e procedurës penale. Gjykata ka konsideruar se ekziston rreziku që i pandehuri të largohet, të ndikojë mbi dëshmitarët, të fshehë apo falsifikojë prova, apo të përsërisë veprën penale.

    Nga të dhënat e paraqitura nga Prokuroria Speciale, dyshohet se A.B., që nga viti 2005 e deri më sot, ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare përmes rrjeteve sociale, përfshirë Facebook dhe TikTok. Ai dyshohet se ka bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura, për luftë xhihadi, si dhe ka shfaqur publikisht përkrahje për organizatën terroriste ISIS.

    Në postimet e tij, i pandehuri ka përdorur pseudonimin “Ubejdullah Ebu Suhejla” dhe ka shprehur kundërshtime ndaj sistemit demokratik dhe ligjeve shtetërore, duke kërkuar që të zbatohen vetëm ligjet e Sheriatit. Ai gjithashtu është shfaqur me simbole të ISIS-it dhe ka shpërndarë përmbajtje që, sipas gjykatës, mund të rrezikojnë rendi dhe qetësinë publike.

    Më datë 11 mars 2025, A.B. kishte publikuar një video në Facebook ku, përveç thirrjes për dhunë, ishte e pranishme edhe një hartë që përfshinte territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa në TikTok postimet e tij përmbajnë përmbajtje që nxisin urrejtje, përçarje dhe dhunë me sfond ekstremist dhe radikal.

    Artikuj të ngjashëm

    Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte pasur një mosmarrëveshje me djalin e tij natën kritike

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Dhunimi i 11 vjeçares, edhe dy muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.