Lajme

Dyshohet se dorasi është djali i axhës së tij – krejt çka dihet për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një person humbi jetën si pasojë e të shtënave në drejtim të tij. Ngjarja e rëndë, siç bëhet e ditur në konfirmimin e Policisë, ka ndodhur rreth orës 19:42, raporton GazetaDemos.

Policia gjithashtu bëri të ditur se viktima e rastit i takon moshës rreth 40-vjeçare.

Ndërsa, për të dyshuarin e krimit, raportohet se është një burrë rreth të 50-tave, me inicialet B.R, e që sipas të njëjtave raportime, dyshohet se viktima kishte lidhje familjare, djalë të axhës.

Me të pranuar informatat, PK gjithashtu njoftoi se ekipet e tyre kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ishin njoftuar se ka ndodhur krimi.

Si rrjedhojë e hetimeve, i dyshuari ka përfunduar në prangat e Policisë, teksa gjithashtu është sekuestuar edhe një armë zjarri.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Back to top button