Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dyshimet për punësime familjare nga VV-ja, KEK-u merr një vendim

    06/05/2022 18:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar konkursin ku u dyshua për punësime familjare të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Vendimi është marrë pas rekomandimit nga komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të përzgjedhjes.

    “Duke u bazuar në rekomandimet e komisionit të pavarur, z. Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

    “Lidhur me këtë çështje, Korporata Energjetike e Kosovës menjëherë pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar mbi 5 (pesë) mijë kandidat, dhe ishin publikuar rezultatet përzgjedhjes për 127 pozita, kishte njoftuar opinionin se është duke përcjell me shumë kujdes të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit duke siguruar se për këtë çështje do të formohet komisioni i pavarur i cili do ti shqyrtojë me shumë kujdes të gjitha pretendimet”, sqarohet më tej.

    Komunikata e plotë:

    Sot ka përfunduar punën komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit i përberë nga eksperti i pavarur ligjorë i angazhuar në projektin e BE-së për reforma në administratën publike, eksperti i pavarur i proceseve të rekrutimit dhe zyrtari ligjorë i KEK-ut. Duke u bazuar në rekomandimet e komisionit të pavarur, z. Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

    Lidhur me këtë çështje, Korporata Energjetike e Kosovës menjëherë pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar mbi 5 (pesë) mijë kandidat, dhe ishin publikuar rezultatet përzgjedhjes për 127 pozita, kishte njoftuar opinionin se është duke përcjell me shumë kujdes të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit duke siguruar se për këtë çështje do të formohet komisioni i pavarur i cili do ti shqyrtojë me shumë kujdes të gjitha pretendimet.

    Për më tepër, KEK kishte inkurajuar çdo kandidat që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtroj ankesë brenda afatit ligjor, me ç’rast ishin pranuar rreth 230 ankesa të cilat janë trajtuar me shumë kujdes nga komisioni i pavarur.

    Përtej kësaj, komisioni kishte trajtuar edhe tërë procesin e rekrutimit duke filluar nga selektimi, testimi me shkrim dhe testimi me gojë, duke përfshirë edhe pretendimet publike. Bazuar në të gjeturat, komisioni i pavarur ka dhënë rekomandim për anulimin selektimit, rezultateve të testit me shkrim dhe intervistave me gojë për të gjitha 127 pozitat e shpallura me konkurs, bazuar në të cilin është marrë edhe vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Korporata Energjetike e Kosovës siguron opinionin publik dhe të gjithë kandidatët që kanë aplikuar se procesi do të udhëhiqet ne mënyrë transparente, konform ligjeve në fuqi dhe praktikave më të mira. Po ashtu të gjithë kandidatet e selektuar në fazën e parë do të njoftohen individualisht dhe të njëjtit nuk do të kenë nevojë për riaplikim në konkurs. 

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e KEK-ut përfitojnë nga 500 euro shtesë për fundvit

    ​Kurti: KEK-u drejt përforcimit e diversifikimit të burimeve të energjisë

    Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, i jepen dy ‘urdhra’ KEK-ut

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.