Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke kryer një kryer një aksion inspektimi dhe bastisje në depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.
Kjo pasi, siç merr vesh Reporteri.net, po dyshohet se edhe ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.
“Viva Fresh Store” po dyshohet se kanë hequr mallin nga raftet e markteve dhe e kanë çuar nëpër depo, nderkohë që kanë promovuar çmime ekstreme të litrës së vajit me njoftime se sasia është e limituar.