Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dyshime për arsyen e ikjes së Mehmetit nga pozita e drejtorit të Policisë, pasuesin e tij e lidhin me VV-në

    31/08/2022 12:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dorëheqja e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Policisë erdhi befas të martën. Në vendin e tij u vu një kolonel, i cili fillimisht do të njihet për pasurinë e tij.

    Samedin Mehmeti të martën dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës me një arsyetim të thjeshtë. Tha se po e lëshon drejtimin e Policisë për shkak të ngjarjes së rëndë të dhunimit të vajzës 11-vjeçare të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

    “Pas një rasti kaq të rëndë, besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, i tha Expressit tani ish-drejtori.

    Arsyen e njëjtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kur njoftoi për dorëheqjen.

    “Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, shkroi ai.

    Samedin Mehmeti

    Kryeministri ia pranoi dorëheqjen menjëherë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi se ushtrues detyre i drejtorit të Policisë u caktua zëvendësdrejtori Fehmi Hoti.

    Paparaci raportoi se Hoti është miku i ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

    “Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, shkroi Sveçla të martën në Facebook, duke e falënderuar Mehmetin për angazhimin e “bashkëpunimin e mirë”.

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, dikur drejtor i Policisë, tha se dorëheqja e Mehmetit nuk u bë për shkak të dhunimit të 11-vjeçares. Sipas tij, Mehmeti ishte paralajmëruar se do të shkarkohej dhe se “është shfrytëzuar ky rast si pretekst”.

    “Unë kam pasur informata nga burime të ndryshme që drejtori do të shkarkohet disa ditë më herët, mund të them edhe që një javë më herët, mirëpo është shfrytëzuar ky rast si pretekst në mënyrë që drejtori i policisë të ofrojë dorëheqjen, por në fakt atij i është kërkuar dorëheqja sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Qalaj në Klan Kosova.

    Mehmeti ishte emëruar drejtor i Policisë në janar të vitit 2021, nga atëherë Qeveria në detyrë e udhëhequr prej Avdullah Hotit.

    Kush është zëvendësusesi i Mehmetit në krye të Policisë

    Fehmi Hoti, kolonel, muaj më parë ishte vendosur në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Më herët, Hoti ishte drejtor i Policisë për rajonin e Prishtinës. Në këtë pozitë ishte vënë pasi më herët kishte qenë drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimit në PK.

    Fehmi Hoti

    Ajo që dihet me siguri, është se Hoti është goxha i pasur. Në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit figurojnë pesë banesa, një shtëpi, një lokal dhe tri parcela toke. Të gjitha këto, kanë vlerën e mbi gjysmë milioni euro. Krejt thotë se i ka trashëguar nga familja.

    Në dy llogari bankare, Fehmi Hoti mban mbi 38 mijë euro para të gatshme.

    Ai posedon po ashtu dy vetura në vlerë prej 35 mijë eurosh, të cilat i bleu, siç deklaron, “nga kursimet e te ardhurave vjetore”.

    Artikuj të ngjashëm

    U.d drejtori i përgjithshëm i PK-së takoi homologun e tij izraelit, flasin për rritjen e bashkëpunimit

    Drejtori në detyrë i policisë: Nga sfidat mësuam dhe u forcuam

    Kurti e Sveçla takojnë u.d së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hotin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.