Po zhvillohet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku përfaqësuesit e 193 shteteve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare do të votojnë rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Pas prezantimit rezolutës nga ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse dhe fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendet filluan të shpjegojnë se si do të votojnë dhe pse.
Përfaqësuesit e vendeve që folën të parët erdhën nga Namibia dhe Azerbajxhani. Sipas prezantimit të tyre, të dy vendet do të votojnë “të rezervuar” për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Përfaqësuesi i Namibisë tha se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë, siç ka ndodhur në Ruandë dhe tani në Gaza. Ai gjithashtu deklaroi se tashmë është vendosur një ditë ndërkombëtare përkujtimi për këtë krim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Azerbajxhanit nuk e përmendi gjenocidin në Srebrenicë, por theksoi vetëm mbështetjen për “të gjitha vendet e Ballkanit” dhe tha se ky vend “mbështet unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve në Ballkan”.
Përveç këtyre dy vendeve, mesazhe të ngjashme kanë dërguar edhe përfaqësues të Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas.
Kujtojmë se Gjermania, Ruanda dhe Bosnja e Hercegovina janë propozuesit e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Numri i përgjithshëm i bashkë-sponzoruesve është 38.