Dy vajza janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në vendkalim për këmbësor në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Rasti u konfirmua për GazetaDemos nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Demos.