sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Dy topa brenda fushës dhe kontakt minimal, ja pse penalltia e Sterling ishte kontroverse

    08/07/2021 09:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përveç se kontakti fizik ishte minimal, në fushë ndodheshin dy topa kur Raheem Sterlingu e fitoi një penallti, e cila ia siguroi Anglisë një fitore kontroverse 2:1 kundër Danimarkës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020.

    Anglia e siguroi një vend në finale të Euro 2020, ku do të përballet me Italinë të dielën më 11 korrik, pasi e mundi 2:1 Danimarkën në kohën shtesë në Wembley të mërkurën.

    Raheem Sterling u fut nëpër mbrojtjen e Danimarkës dhe u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal, raporton Gazeta Express.

    Megjithëse ndërhyrja ndaj tij ishte e butë, gjyqtari dha shenjë për penallti dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve e shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.

    Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme pse penalltia e dhënë krijoi polemika, pasi në fushë ishin dy topa para se penalltia të akordohej, prandaj ndeshja është dashur të ndërpritej paraprakisht.

    Ishte e qartë se Sterling dribloi afër një topi shtesë në fushë dhe u fut në zonë për ta fituar penalltinë kontroverse.

    Vendimi i gjyqtarit Danny Makkelie u kontrollua nga gjyqtarët e tjerë në dhomën e VAR-it, por asgjë nuk ndryshoi dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley

    Të Fundit

    Haradinaj: Me pushkë e këngë Mujë Krasniqi i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri

    Dita e Dëshmorëve, mitrovicasit i bën të harrojnë për pak ngjarjet në veri

    Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

    Bekë Berisha thotë se Albin Kurtin nuk është njeri normal, “ose ka qëllime tjera”

    Dr.Besim Demolli- ASTO testi dhe rëndësia e interpretimit të tij

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.