Dy anëtarë të forcave ajrore japoneze vdiqën menjëherë pasi avioni i tyre stërvitor u rrëzua javën e kaluar, konfirmoi të enjten shefi i forcave ajrore.
Avioni T-4, me dy anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga baza ajrore Komaki në prefekturën Aichi të Japonisë qendrore më 14 maj.
Autopsitë zbuluan se të dy anëtarët e ekuipazhit, të moshës 29 dhe 31 vjeç, vdiqën vetëm dy minuta pas ngritjes, sipas shefit të shtabit të Forcave të Vetëmbrojtjes Ajrore, gjeneral Hiroaki Uchikura, shkruan The Independet,