Dy persona kanë vdekur dhe 20 kanë pësuar lëndime nga stuhia e borës dhe akulli në Francë, kanë thënë autoritetet.
Një nga të vdekurit rrëshqiti në trotuar dhe goditi kokën. Tjetri u gjet i vdekur dhe nuk dihet ende se si erdhi deri te vdekja e tij.
I ftohti ekstrem goditi të mërkurën. Shërbimet urgjente janë kontaktuar për t’u marrë me aksidente rrugore, njerëz që rrëzoheshin në akull e botë, përmbytje dhe emergjenca të tjera, raportoi AP.
Në Mbretërinë e Bashkuar janë dhënë paralajmërime pasi temperaturat pritet të bien në -16 gradë Celsius. Aeroporti i Manchesterit mbylli pistat për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Ditët me borë e akull kanë shkaktuar pengesa në aeroporte, stacione hekurudhore e rrugë duke shtyrë në anulime gjatë periudhës festive.