Dy të vdekur dhe 658 raste pozitive për 24 orë me COVID-19 në Shqipëri

Dy persona kanë humbur jetën dhe 658 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar së në 24 orët e fundit janë shëruar 142 pacientë.

Në Shqipëri aktualisht janë 5129 raste aktive me koronavirus ndërsa që nga fillimi i pandemisë 138 mijë e 790 persona janë infektuar me COVID-19.

Që prej fillimit të pandemisë 2477 persona kanë humbur jetën.

Reklama