Në aksin rrugor Kllokot – Viti kanë ndodhur dy aksidente të ndryshme, ku pësuan lëndime të lehta trupore dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai njoftoi se në të njëjtin aks rrugor por në lokacione të ndryshme kanë ndodhur dy aksidente, me dy persona që mbetën të lënduar nga secili aksident.
Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Gjilanit.
“Në të njëjtit lokacion kanë ndodhur dy aksidente në të njëjtën kohë rreth orës 19:50. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me targa civile, lëndime të lehtra trupore kanë pësuar dy persona, në njërin aksident njëri, në njërin tjetri. Hetuesit janë në vend ngjarje”, tha Osmani.