Dy persona kanë pësuar lëndime nga aksidenti në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Rasti u konfirmua për “GAZETADEMOS”, nga zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana për “GAZETADEMOS”.