Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.