Sot gjatë ditës, Krimet Kibernetike në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar një aksion në regjionin e Prishtinës, cak i të cilit ishin falsifikuesit dhe keqpërdoruesit e kartelave bankare.
Si rezultat i këtij operacioni policor, Sinjali mëson se me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë realizuar edhe bastisje me qëllim të sigurimit të provave dhe konfiskim të pajisjeve që përdoreshin për qasje të paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe sistemet bankare.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me aksionin, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk është arritur të konfirmohet sinjalizimi.