Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për kanosjen e deputetes Deliu-Kodra

    10/09/2024 23:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për kanosjen e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra. Për të akuzuarin Mirand Terzija u veçua procedura.

    Sipas aktakuzës, Mjaku, Terzija dhe Qorolli akuzohen se përmes rrjetit social “Facebook” e kanë kanosur deputeten Deliu-Kodra me fjalë të ndryshme, ndër to sipas aktakuzës deputetja u kanos edhe me fjalët “…kisha pre për zgjalli tkisha gri”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “E ndjej veten fajtor”, tha i akuzuari Qorolli, pasi u konsiderua e lexuar aktakuza ndaj tyre.

    Ndërsa, i akuzuari Mjaku tha: “E ndjej veten fajtor dhe nuk do ta përsëris më”.

    Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarve u aprovua nga gjykatësi Sabit Sadikaj dhe prokurori Ali Ajdini. Më pas, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Ahmet Ahmeti dhe Shpëtim Bislimi, kërkuan nga gjykata që të merren parasysh rrethanat lehtësuese pas pranimit të fajësisë.

    Fillimisht, gjykatësi Sadikaj propozoi që për të akuzuarin Mirand Terzija i cili mungoi në këtë seancë, të veçohet procedura, por prokurori Ajdini e kundërshtoi.

    “Propozoj që të ndërpritet shqyrtimi kryesor, për shkak se mungon i pandehuri i tretë”, tha prokurori.

    Pas kësaj, gjykatësi Sadikaj mori aktvendim për të veçuar procedurën ndaj të akuzuarit të tretë, Mirand Terzija.

    I akuzuari Terzija nuk ishte i pranishëm as në seancat e caktuara më 21 gusht 2024 dhe 30 korrik 2024. Po ashtu, në seancën e sotme mungoi edhe e dëmtuara, deputetja Blerta Deliu-Kodra.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 7 shtator 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Ergim Qorolli, Blend Mjaku dhe Mirand Terzija po akuzohen se më 19 nëntor 2021, pas një seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dashje dhe seriozisht e kanë kanosur deputeten Blerta Deliu-Kodra.

    Aktakuza thotë se kanosjen ndaj Deliu-Kodrës, të akuzuarit e kishin bërë përmes rrjetit social “Facebook”, ashtu që i akuzuari Qorolli i ishte drejtuar me fjalët: “gjakin bre ta q…, robt bre ti q…,krejt ata të gjall e ata më të afrmit ti q…, bre k***ën e nanës ta q…, zoti shpirtin ta marrt qysh o mas keqi bre k***en e serbis ta q…”.

    Ndërsa, i akuzuari Mjaku në akuzë thuhet se ishte drejtuar me fjalët: “krejt sha ki ti q…, dekmit ti kisha q.., edhe ti q., kisha pre për zgjalli tkisha gri”, kurse i akuzuari Terzija kishte shkruar fjalët: “krejt robt ti q… ha, qysh UQK terroristë ti q… gjakin e nanës ta q…k***en e dreqit, ta q… shkinën e nanës ho oj shkin ti q… tdekmit n loqk”, me çka tek tek e dëmtuara-deputetja Deliu-Kodra është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë.

    Me këto veprime Qorolli, Mjaku dhe Terzija po akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrjetësi.

    Artikuj të ngjashëm

    Blerta Deliu-Kodra shkarkohet nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

    Kurti refuzoi t’i përgjigjet PDK-së në Kuvend, Deliu: Është goditje e demokracisë parlamentare

    Deliu-Kodra- pushtetit: E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend

    Të Fundit

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Përfshihet nga flakët një lokal në Fushë Kosovë

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.