Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Këtë e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Sipas tij, në aksident të përfshira janë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”.
“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli