Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Dy referë kosovarë dyshohen për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve të hendbollit

    12/07/2023 15:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Televizioni danez, “TV 2” e ka publikuar sot një shkrim, i cili i implikon dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Erdoan Vitaku dhe Arsim Vitaku për kurdisje të supozuar të ndeshjeve ndërkombëtare.

    Sipas këtij televizioni, gjithçka nisi kur dyshja nga Kosova e drejtoi ndeshjen mes GOG dhe Kadetten Schaffhausen në vitin 2020.

    GOG e humbi ndeshjen me një gol disavantazh pasi e pësoi një gol në sekondat e fundit, ndërsa Federata Evropiane e Hendbollit e hetoi këtë ndeshje për kurdisje eventuale.

    Pak orë para se të niste kjo lojë, kompanitë e basteve e bllokuan atë dhe nuk pranuan që njerëzit të vinin baste.

    Gjyqtarëve megjithatë u ishte besuar kjo lojë përkundër disa paralajmërimeve.

    Ish-trajneri i GOG, Ncolej Krickau është i bindur se ajo ndeshje ishte pjesë e kurdisjeve.

    Ai e kishte hedhur dyshimin e tij edhe në atë kohë për paraqitjen e referëve.

    “Në 20 minutat e fundit ne na duhej t’i shikonim vazhdimisht referët dhe ju thoshim se ‘çka jeni duke bërë’. Sepse, besimi ne ta kishte mbaruar”, thekoi ai.

    Edhe pse EHF-ja e kishte mbyllur këtë rast, të cilin e kishte hetuar vetë, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në vjeshtën e vitit 2022 dhe sërish këtë vit në muajin janar.

    Përsëri, protagonistë ishin referët Vitaku nga Kosova, përcjell “Gazeta Express”.

    Ata i drejtuan ndeshjet e dyshimta, atë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024 mes Holandës dhe Belgjikës, dhe atë të Ligës së Kampionëve mes Kastamonu dhe Metz, të cilat janë përmendur si të dyshimta për kurdisje edhe në serinë e dokumentareve “Ndeshjet e Dyshimta”.

    “TV 2” raporton tutje se dyshja e referëve ishte në listën e zezë të disa kompanive të basteve, ndërsa sa herë që janë emëruar ata për ta drejtuar një lojë, ndizej “alarmi i kuq”.

    Mediumi danez thotë se i ka kontaktuar të dy referët, të cilët e kanë hedhur poshtë çdo përfshirje në ndeshje të kurdisura.

    Arsim Vitaku thotë se as që e di se përse ai dhe kolegu Erdoan Vitaku nuk gjykojnë ndeshje që nga janari i këtij viti.

    Sipas tij, nuk ka pasur asnjë kontakt apo sqarim nga ana e EHF-it.

    Dyshimet për kurdisje janë bërë të zakonshme në sportin kosovar.

    Në futboll ndodh çdo vit një gjë e tillë, sidomos në pjesën pranverore të sezonit, ndërsa së fundmi për dyshimin e përfshirjes në kurdisje u arrestuan referi i basketbollit, Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati.

    E sot, në “listë të zezë” hyri edhe hendbolli kosovar me dyshimin për përfshirje në kurdisje të dy referëve ndërkombëtarë, Erdoan e Arsim Vitaku

    Artikuj të ngjashëm

    Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror   

    Kastrioti fiton Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori

    Hendboll, Kosova nis përgatitjet për ndeshjen e dytë me Sllovakinë

    Të Fundit

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.