Mbrëmë, rreth orës 20:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave një person ka mbetur i plagosur. Policia dhe ambulanca menjëherë pas pranimit të informacionit kanë dalë në vendngjarje, raporton GazetaDemos.
Policia në njoftimin e ri për këtë ngjarje ka bërë të ditur sa të dyshuar janë dy persona, të cilët ende ndodhen në arrati.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton policia në raportin e Policisë.
I plagosuri ndodhet në QKUK, ku edhe sot po vazhdon trajtimin mjekësor, teksa gjendja e tij shëndetësore, sipas shefit dhe mjekut kujdestar të Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, është stabile.
GazetaDemos nga burimet e veta merr vesh se taksisti i cili mbeti i plagosur, u qëllua nga klienti me 4-5 plumba në pjesën e poshtme të trupit.