Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dje më 7 shtator kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas policisë, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki dhe një karikatorë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.