Mbrëmjën e sotme është djegur një njësi e orëve të rrymës në një objekt në Prishtinë, ku për pasojë dy fëmijë kanë marrë lëndime.
Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për GazetaDemos se ndihma e parë i’u dha dy fëmijëve të lënduar.
“Po ekipet kanë marrë pjesë, si pasojë e kësaj dy fëmijë kanë marrë lëndime dhe kanë marrë trajtim nga ekipet mjekësore”, tha Gashi për Demos.
Ai shtoi se zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdhaja dhe zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë.