Lajme

Dy fëmijë kapen duke vozitur motoçikletën e vjedhur në Fushë Kosovë – mjeti i kthehet pronarit

Një rast i pazakontë vjedhjeje dhe gjetjeje të një motoçiklete është zbardhur në Fushë Kosovë, ku autorë rezultuan dy fëmijë nën moshën 14-vjeçare.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 07 nëntor 2025 rreth orës 21:45, O.D. ka raportuar se i ishte vjedhur motoçikleta e tipit “XE–SYM” me ngjyrë të zezë, në rrugën “17 Shkurti”, te hyrja e banesës së tij. Motoçikleta, në vlerë rreth 1500 euro, ishte pronë e kompanisë FLEX Delivery Sh.P.K.

Në fillim, nuk ishte identifikuar asnjë i dyshuar, ndërsa rasti ishte dërguar për hetim në njësinë përkatëse në koordinim me prokurorin kujdestar.

Më 08 nëntor 2025, njësitë policore kanë gjetur motoçikletën e vjedhur, të cilën po e drejtonin dy të mitur, të identifikuar si Y.G. dhe E.S. 

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, ndërsa ankuesi është ftuar në stacion dhe pas verifikimeve i është kthyer motoçikleta.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar për të mitur, i cili ka urdhëruar vazhdimin e hetimeve për rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si fëmijët kishin arritur ta marrin motoçikletën.

Back to top button