Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Durrës, gjenden të fshehura tri armë në veturën e cila po dërgohej nga Kosova në Kongo

    07/06/2025 11:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia Kufitare në portin Durrësit ka gjetur të fshehura në një automjet  tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë.

    Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022.

    Kontejneri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontejnerëve  në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore dhe më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi kryerjen e procedurës së hapjes dhe kontrollit te këtij kontejneri, raporton Euronews.al,.

    “Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin Land Rover shërbimet e Policisë konstatuan  në brendësi të automjetit në një hapësirë të përshtatur 2 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1580 fishekë luftarakë  të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete.

    Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe asaj Kufitare të Portit Durrës për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të posedimit të armëve dhe të përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos. Konkretisht u shpall në kërkim shtetasi kosovar Y. I, 24 vjeç dhe vijon puna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për lokalizimin dhe kapjen e tij”, bëri me dije policia.

    Armët e zjarrit do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse  janë përdorur  në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Të Fundit

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Masa të rrepta, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

    Elon Musk fshin postimin ku akuzonte Donald Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.