Hysen Durmishi, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka reaguar lidhur me protestat e serbëve që janë zhvilluar sot në komunat veriore të vendit.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë: “Edhe KFOR-i edhe gazetarët besoj që sot e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LV, por të gjithë ata që nuk flasin serbisht. Kështu ka qenë edhe në të 90-tat”.
Nga protestat sot në veri janë lënduar rreth 25 pjesëtarë të KFOR-it.