Gjatë një loje në një ndërtesë të braktisur në qytetin Grožnjan të Istrias, disa fëmijë kanë gjetur dje bomba të Luftës së Dytë Botërore, të cilat policia i mori për t’i shkatërruar dhe inspektoi një vend më të gjerë, duke mos gjetur diçka tjetër.
Pas njoftimit për zbulimin, në vendngjarje u dërgua menjëherë një oficer policie i mbrojtjes nga shpërthimi, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për një bombë të prodhimit britanik të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.
Policia e Istrias paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe nëse konstatojnë sende që duken si mjete shpërthyese, të mos i prekin, por ta njoftojnë menjëherë policinë.