Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës
Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion.
Klinasit arritën ta eliminonin Ballkanin në gjysmëfinale.
Në ndeshjen e parë të luajtur në Suharekë, Dukagjini shënoi fitore me rezultat të thellë 0:3.
E sot ishte mision i vështirë përmbysja për suharekasit, ndërsa pësuan humbje 3:2.
E misioni u bë edhe më i vështirë sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Albert Diene në minutën e 30-të.
Një minutë më herët, Elton Basri shënoi për epërsinë e Dukagjinit.
Bleart Tolaj barazoi shifrat në minutën e 34-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Tolaj shënoi përsëri në minutën e 55-të për epërsinë e Ballkanit, por rezultati u barazua nga Pefqeli në minutën e 67-të.
Në minutën e 84-të, Dienit Isufi shënoi për 3:2 dhe epilogun e këtij takimi.
Në finale, Dukagjini do ta presë fituesin e ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapit.