Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Duka: UEFA, organizatë demokratike që vlerëson punën e njerëzve

    05/04/2023 21:40
    ROME, ITALY - FEBRUARY 07: Votes are cast and counted during the UEFA Congress at Hotel Cavalieri on February 7, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u rizgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në Kongresin e 47-të të UEFA-s, që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë të Portugalisë, numri një i futbollit shqiptar fitoi mandatin e dytë radhazi në këtë detyrë.

    Presidenti Duka mori 45 vota nga 55 vende anëtare të UEFA-s, duke grumbulluar më shumë vota se kundërshtarët e tij, teksa do të jetë pjesë e qeverisë së UEFA-s deri në vitin 2027. Presidenti i FSHF-së nuk ngurroi t’i fshehë emocionet e para të rizgjedhjes së tij në qeverinë europiane të futbollit.

    Në një intervistë për Top Channel, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi UEFA-n si një organizatë tepër demokratike, që ka në themel të saj solidaritetin dhe vlerësimin për punën e njerëzit, gjë e cila i mundësoi edhe rizgjedhjen si anëtar i Komitetir Ekzekutiv.

    “Që UEFA është një nga organizatat më demokratike të Europës dhe nuk e ekzagjeroj të them edhe të botës. Me një nivel të kufizuar ekonomik si Shqipëria do ta kisha të vështirë të zgjidhesha apo të mbështetesha nga kaq shumë anëtarë. Pra, është një organizatë që me kohë ka lënë pas shpine paragjykimet, por ka në busullën e saj solidaritetin dhe gjykimin e vlerësimin për njerëzit, për punën, pa asnjë lloj paragjykimi tjetër”- tha Presidenti i FSHF-së, njëherazi edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ndërsa shprehu dëshirën që në të ardhmen në vendin tonë të zhvillohet një Kongres i UEFA-s apo FIFA-s, ose finalet e një Kampionati Europian për grupmosha.“Do kisha shumë dëshirë që në Shqipëri të zhvillohej një Kongres i UEFA-s apo i FIFA-s dhe finalet e një Kampionati Europian për mosha”- nënvizoi Presidenti Duka.

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Ndeshja Serbi–Shqipëri do të luhet në Beograd

    Arena Kombëtare nën masa të rrepta – ja çfarë duhet të dini para ndeshjes Shqipëri–Serbi 

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.