Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Duka: E kemi përkrahur edhe financiarisht anëtarësimin e Kosovës në UEFA

    12/03/2025 11:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka zbuluar një detaj interesant në intervistën e tij të fundit.

    Kreu i futbollit shqiptar derisa ishte i ftuar në “Nazarko Podcast”, theksoi se FSHF-ja ka lobuar dhe se e ka mbështetur edhe financiarisht anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

    Në Kosovë disa dyshojnë se Shqipëria ka votuar kundër pranimit të FFK-së në UEFA, por Duka zotohet se institucioni që ai e drejton e ka ndihmuar dhe mbështetur në të gjitha mënyrat Kosovën për t’u bërë anëtare e Federatës Evropiane të Futbollit.

    “Pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një betejë e vështirë. Ne kemi lobuar si Federatë futbolli, kemi lobuar dhe mbështetur në të gjitha mënyrat, Federatën e Futbollit të Kosovës, edhe përmes anës financiare, që të pranohet. Lufta ka qenë e fortë dhe e ashpër sepse Kosova ka pasur shumë kundërshtarë dhe në fund ka fituar me një votë diferencë. Dhe ajo e ka ndryshuar realitetin futbollistik në Kosovë sepse pa qenë anëtar i UEFA-s apo FIFA-s është e vështirë të zhvillohet futbolli. Kemi bashkëpunuar me Federatën e Kosovës, me ish-presidentin e asaj kohe, legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri”, u shpreh Duka.

    Kosova ishte pranuar në vitin 2016 në dy organizatat më të mëdha të futbollit botëror, në UEFA e në FIFA. 

    Artikuj të ngjashëm

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Të Fundit

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.