sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dugolli i VV’së i reagon Ambasadës së SHBA’së: Ne jemi sovran në vendime, votojmë sipas bindjeve tona

    09/07/2021 16:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli thotë se si deputetë janë sovran në vendimet që i marin dhe votojnë sipas bindjeve të tyre, pasi ambasada amerikane në Prishtinë sot deklaroi se shkarkimet e njëanshme të bordeve dëmtojnë institucionet publike.

    Dugolli ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje ka marrë obligim pas 14 shkurtit që t’i përmbush pritjet e qytetarëve.

    Sipas deputetit të pozitës ata votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

    “Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli.

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj shkarkimit të djeshëm të anëtarëve të bordit të RTK-së, dhe bordeve të tjera, nga ana deputetëve të shumicës së Kuvendit, duke i quajtur si shkarkime me justifikim të pamjaftueshëm.

    Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka shkruar se shkarkimet e njëanshme dëmtojnë institucionet publike.

    “Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash. ”, thuhet në postimin e ambasadës.

    Artikuj të ngjashëm

    Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

    LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i çmimit për tatimin në pronë

    Çeku uron Distria Krasniqin: Flamuri ynë përsëri i pari

    Të Fundit

    Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

    LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i çmimit për tatimin në pronë

    Çeku uron Distria Krasniqin: Flamuri ynë përsëri i pari

    Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit

    Kiara, Efi dhe Luizi shkojnë në televotim, njëri prej tyre largohet sonte nga shtëpia

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.