Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Duda Balje tregon se a do të votojë pro tërheqjes së parave nga Trusti

    11/05/2022 15:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Deputete, të lutem votoni për Trustin”, kjo është arsyeja pse deputetja e Grupit e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje ka vendosur të votojë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

    Deputetja e Grupit Multietnik, Balje për Insajderin ka konfirmuar se është pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.

    “Personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marrë 30%, po nëse jo nuk është e obligueshme. Nëse ata mendoj se nuk është mirë me marrë ata nuk kanë obligim me marrë. Ne kemi dal prej një kohë shumë të vështirë financiarisht dhe tash unë mendoj që është shumë fer, e drejt pasi është pare e qytetarëve, ata vet me vendos për vete”, tha Balje.

    Ajo tregoi edhe për një rast konkret se si disa qytetarë i kërkuan asaj voton pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

    “Unë jam non-stop në kontakt me qytetarët, kam shkuar me familje me ble ushqim për shtëpi dhe disa persona më kanë ndal, pasi e kanë ditë që jam deputete dhe më kanë thënë deputete të lutëm votoni për Trustin. Do të thotë nëse është e rëndësishme për qytetarët, unë jam me ata. Sepse ne jemi zëri i tyre. Ne nuk kemi drejt vet me vendos çka është mirë për ta”, ka thënë ajo.

    E pyetur nëse i gjithë grupi Multietnik janë një zëri, Balje është shprehur se janë ndarë në dysh për këtë pikë.

    “Grupi multi-etnik është nda, disa janë pro disa kundër por prapë se prapë secili flet për vete”, tha Balje.

    Siç duket PDK, nuk do të jetë e vetme karshi propozimit që ua mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Iniciativa e tyre po përkrahet edhe nga LDK e AAK.

    Deputeti, Shkëmb Manaj për Insajderi tha se “Vlerësimi i Departamentit të Ekonomisë është që duhet të votohet pro dhe ky është qëndrimi i LDK-së”.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize

    Artikuj të ngjashëm

    Balje: Kurti më ofroi postin e ministres, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën

    Përpjekja për të ia marrë votën për Haxhiun, Balje jep detaje të reja: Personi që ma bëri ofertën është doktor, ka qenë UÇK

    Duda Balje i ka katër banesa, e të hyra vjetore mbi 30 mijë euro

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.