Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Duda Balje i përgjigjet Melihate Tërmkollit pasi kërkoi arrestimin e saj: Ligjet bëhen në Kuvend e jo në tavolinat e Bashkësisë Islame

    01/03/2024 18:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është kundërpërgjigjur për herë të parë ish-deputetes Melihate Tërmkolli, e cila tha se ajo duhet të arrestohet pas takimit më myftiun Naim Tërnava, shkruan GazetaDemos.


    Ajo tha se e respekton shumë Tërmkollin, megjithatë reagimin e saj nuk e ka kuptuar.


    “Melihatja mi ka japë disa momente shumë interesante në jetën timë me reagim. Unë e respektoj shumë Melihaten, e njoh moti dhe po më vjen shumë keq se s’është deputete mo. Ka qenë interesant, sepse unë mendova ku e kam shkelë Kushtetutën, kam mendu me e thirrë për me jap një shpjegim çka kam bo, por pastaj e kuptova se kanë mendu që me z. Naim Tërnava kam folë për ligjin në pyetje”, u shpreh Duda Balje për Gazetën Demos.


    Tutje, ajo bëri të ditur se Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar edhe më herët dhe takimi me Tërnavën nuk ka qenë për të diskutuar Ligjin për Fertilizim.


    “Unë nuk është hera e parë që e kam vizitu Bashkësinë Islame, ne jemi disa ditë para Ramazanit dhe zakonisht ne jemi duke i bo këto lloj vizitash dhe prej kujt duhet me e lyp dritën e gjelbërt unë për me e taku myftiun. Me z.Naim Tërnava ne kemi folë për shumë sene. Bashkësia Islame është një institucion shumë i fuqishëm, ata kanë informata për çdo gjë. Naim Tërnava ka pasë mendim për ligjin për fertilizim”, deklaroi deputetja e subjektit SDU.


    Ajo theksoi se vendimet për ligjet merren në Kuvend e Qeveri dhe jo në tavolina gjatë takimeve të tjera.


    “Ne e dijmë në shtet kush i bën ligjet, qysh une me e bo ligjin me z.Tërnava në tavolinë të Bashkësisë Islame, çfarë logjike është kjo. Ligjet i bëjmë në shtëpinë e ligjeve, në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri, jo në tavolina, vërtetë shumë jologjike”, potencoi Balje për Demos.

    Megjithatë, pavarësisht deklaratës së Tërmkollit, deputetja Balje thotë se vazhdon të gëzojë respekt për të.

    “Unë nuk e kuptova, e respektoj shumë zonjën Melihate, nuk e kuptova reagimin, por prapë se prapë për mu Melihatja është një femër shumë e fuqishme dhe nuk e ndryshova mendimin për të. Nëse e kam shkelë Kushtetutën jam tu pritë dënim”, u shpreh ajo.


    Mes tjerash, deputetja tha se pavarësisht takimeve që ka pasur në Bashkësinë Islame të Kosovës, ajo kurrë nuk ka pranuar këshilla ata./GazetaDemos/


    Deklaratën e plotë mund ta ndiqni këtu:

    Artikuj të ngjashëm

    Balje: Kurti më ofroi postin e ministres, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën

    Përpjekja për të ia marrë votën për Haxhiun, Balje jep detaje të reja: Personi që ma bëri ofertën është doktor, ka qenë UÇK

    Duda Balje i ka katër banesa, e të hyra vjetore mbi 30 mijë euro

    Të Fundit

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, IPK kërkon suspendimin e policit

    12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.