Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion shkaktuan shumë të qeshura nga Grammy Awards 2022, kur në skenë për të ndarë një çmim u shfaqën me të njëjtin fustan.
Kjo skenë ishte rikrijim i një skene të krijuar në vitin 1998 nga Whitheny Houston dhe Mariah Carey, ku të dyja kishin veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe në skenë dhe besonin se ishte “i një lloji”.
“Më vodhe shikimin!”, i tha Megan-Duas.
“Më thanë se kisha ekskluzivitetin”, i tha Dua Meganit. “Do të më duhet të flas me Donatellën”.
Donatella më pas doli në skenë për të zgjidhur problemin ku ajo hoqi fundet e tyre për të treguar pamjen e tyre unike.
“E dini çfarë, le ta bëjmë këtë dhe këtë”, tha Donatella, duke i hequr të dy fundet. “Tani, këto janë vajzat e mia”, shtoi stilistja e famshme.
Dua tani kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona latex ndërsa Megan kishte veshur të njëjtën veshje, por me një fund që mbulonte gjysmën e pjesës së poshtme të trupit.
“Tani ne të dy dukemi si fituese”, tha Megan.