Një dron rus thuhet se është rrëzuar në Poloninë lindore gjatë natës.
Një objekt i paidentifikuar ra në një fushë me misër pranë fshatit Osiny, rreth orës 2 të mëngjesit.
Policia lokale tha se gjeti metal dhe plastikë të djegur në vendngjarje.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Polonisë tha se objekti ishte një version rus i një droni Shahed – i cili është prodhuar në Iran, shkruan Sky News.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski, tha: “Një tjetër shkelje e hapësirës sonë ajrore nga Lindja konfirmon se misioni më i rëndësishëm i Polonisë drejt NATO-s është mbrojtja e territorit tonë.”
Ministri i mbrojtjes i vendit u tha gazetarëve: “Edhe një herë, kemi të bëjmë me një provokim nga Federata Ruse, me një dron rus.