Mbrëmë në Podujevë, policia ka arrestuar dy persona pasi u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë me peshë 80 gramë, peshore elektronike, pako të tjetrave. Gjithashtu kanë sekuestruar një armë zjarri, fishekë e thike.
Sipas raportit 24 orësh, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe mbi një mijë euro.
Të dy personat janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Podujevë 25.09.2024 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: 47 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 80 gramë, tri peshore elektronike, 12 pako të letrave që shërbejnë për mbështjellje të marihuanës, një armë zjarri, një karikator, 24 fishekë dhe një thikë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona, 1049 € para të gatshme dhe një fletore me shënime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.