sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Selmanaj: Si është e mundur që më së shumti milionerë po dalin nga VV, kah i morët këto para

    08/07/2021 10:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është përplasur me deputetin e VV-së, Valon Ramadani lidhur me misionin parësor të Televizionit Publik. Selmanaj në fjalën e tij tha se vetëm partitë komuniste kanë pasur mision të parë edukimin dhe janë munduar ta edukojnë masën përmes mediumit publik.

    Selmanaj u shpreh se deputeti i VV-së tha se misioni i parë i mediumit publik është edukimi e që sipas Selmanajt kjo ndodh vetëm në sistemet komuniste.

    “Një deputet del në publik dhe thotë që misioni i parë i Televizionit Publik është edukimi, mediat kanë misioni informimin, edukimin e bëjnë shkollat dhe universitetet. Sistemet komuniste e kane përdorë mediumin publik për informim, për me tepër thotë se qëllimi kryesor është edukimi, pastaj informimi dhe zbavitja. Kjo është e turpshme me u dëgju në Kuvend”, tha Selmanaj.

    Pas kësaj ka replikuar deputeti i VV-së, Ramadani duke thënë se neni tre në RTK thotë se RTK-ja ka misionin informimin, edukimin dhe argëtimin.

    “Unë desha shkurt t’ia lexoj një nen deputetit Selmanaj, neni 3 thotë RTK ka misioni informues, edukues, kulturor dhe argëtuar. Tjetër herë kish qenë mirë me i lexu nenet e pastaj me folë”, ka thënë Ramadani.

    Në kundër replikën e tij, Driton Selmanaj u shpreh se edukimin e masave e bëjnë vetëm partitë komuniste.

    “Tash po më del shqetësim edhe më i madh, po të mendonte vetëm deputeti Ramadani kështu edhe do ta lokalizonim, por Grupi Parlamentar po mendojka kështu me britmat e tyre. Më shkoj koha e replikës me këtë kakofoni. Renditjen që e tha ai më herët, e vendosi si masë të parë edukimin tani e lexoj si të dytën, edukimin kontekst të emisioneve për fëmijë mund ta bëjnë edhe mediat, por edukimin e masave popullore e bëjnë vetëm partitë komuniste”, tha Selmanaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Selmanaj: Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës

    Selmanaj: Turpi nuk paska fund

    Selmanaj: Në skandalin e Martin Berishajt janë të përfshirë edhe Kurti, Osmani e Gërvalla

    Të Fundit

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Xhuli: E kam prit një mesazh prej dikujt jashtë, por tani është shumë vonë

    Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.