Gezim Selmani, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), është bërë një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale pas një videoje që u shpërnda me shpejtësi, ku ai shihet duke inspektuar një situatë emergjente në ambientet e punës.
“Të enjten në mëngjes, në ora 7:10, kemi fillu punën dhe kemi punu me dy ndërrime”, tha Selmani.
Ai foli edhe për kushtet e vështira, të punës dhe vendit ku u realizua video.
“Dritarja ku shihna është tepër e ngushtë, ajo dritarja është 80 cm, është pak e vogël, por unë kam vite që punoj”, u shpreh ai.