Drita e Gjilanit e ka fituar ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës. Të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”, Drita fitoi 2:1 ndaj Deçiqit të Tuzit.
Fillimisht në epërsi kaloi skuadra shqiptare nga Mali i Zi. Ilir Camaj shënoi për 1:0 që në minutën e tretë. Por Almir Ajzeraj barazoi shifrat në minutën e 11-të, ndërsa Marko Simonovski shënoi golin e fitores për Dritën në minutën e 78-të.
Ndeshja e kthimit luhet në Podgoricë më 15 korrik.