Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Drita e Ballkani synojnë t’i mbajnë pikët në shtëpi, Llapi para sfidës së vërtetë

    20/02/2025 13:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Xhiroja e 21-të e Superligës së futbollit do të sjellë ndeshje mjaft interesante në tri ditët në vazhdim.

    Kjo xhiro do të nisë me përballjen mes Ballkanit dhe Feronikelit 74.


    Therandasit shihen si favoritë absolutë për t’i mbajtur pikët në shtëpi të premten ndaj një ekipi që tashmë duket i dorëzuar dhe i pafuqishëm.

    Të shtunën, Drita po ashtu e ka për qëllim t’i fitojë tri pikë në Gjilan për ta ruajtur primatin dhe distancën ndaj ndjekësve.

    Por, “Intelektualët” s’do të kenë punë të lehtë pasi përballë do ta kenë ekipin e papërshtatshëm, Suhareka, e cila di të befasojë gjithmonë.

    Llapi, po të shtunën, do ta ketë një sfidë të vështirë teksa e pret Malishevën e Bekim Isufit.

    Të dy ekipet së fundmi iu rikthyen fitoreve dhe do të jetë mjaft interesante ta shohim se cila prej tyre do ta vazhdojë këtë seri pozitive.

    Prishtina do të ketë punë të vështirë në Ferizaj, i cili është në kërkim të pikëve për t’u larguar nga zona e rrezikshme.

    Kurse, Dukagjini pas fitores së madhe ndaj Suharekës, e ka një tjetër mision: ta mposht Gjilanin në Klinë dhe të marrë frymë më lirshëm.

    Një ndeshje do të luhet të premten, dy të tjera të shtunën dhe dy të dielën.

    Të gjitha takimet do të nisin prej orës 13:00.

    Artikuj të ngjashëm

    Drita vazhdon me fitore, mposht Feronikelin ’74 dhe afrohet më shumë me titullin

    Drita e Prishtina sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

    Prekazi: Ishte një rast kur vëllezërit nuk flisnin mes vete me muaj kur luanin Drita me Gjilanin

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.