Edi, ka ndarë disa mendime me publikun përmes një live në Instagram, ku ka treguar se i ka mbetur hatri nga Driloni.
Ai shprehet se e ka përkrahur pa kushte gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe se ka pasur kontakte edhe me familjarët e tij jashtë.
Pas deklaratave të Edit, ka reaguar edhe Driloni, duke pasur një mesazh të drejtpërdrejtë për të:
“Edi, s’ke pasur nevojë të mërzitesh. Nëse dëshiron, më thirr dhe sqarojmë gjithçka,” ka thënë ai.