Dridhja nuk u ndal gjatë, pamje të frikshme nga tërmeti 7.5 ballë në Japoninë verilindore
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore, duke shkaktuar panik tek banorët dhe duke nxitur reagimin emergjent nga autoritetet.
Pamjet që tregojnë shkallën e dridhjeve janë shpërndarë në mediat sociale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një cunami të mundshëm dhe u bëjnë thirrje njerëzve të evakuohen zonat bregdetare.
Sipas informacionit të disponueshëm, tërmeti me magnitudë 7.5 ballë goditi të hënën në orën 4:52 pasdite sipas kohës lokale. Paralajmërimet u lëshuan menjëherë pas tërmetit, duke paralajmëruar për valë të mundshme që mund të arrijnë lartësi deri në tre metra.
Zonat më të prekshme janë prefekturat Iwate dhe Aomori në veri të Honshu, si dhe ishulli Hokkaido. Valë deri në 80 centimetra të larta u regjistruan në orën e parë pas tërmetit, por kërcënimi i valëve më të mëdha është ende i pranishëm.
Evakuimet janë urdhëruar në disa qytete portuale. Këto përfshijnë Otsuchi dhe Kamaishi, të cilat u dëmtuan rëndë nga cunami i vitit 2011. Transmetuesi publik i Japonisë raporton se mijëra njerëzve u është kërkuar të evakuohen në vende më të sigurta.