Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin e ri në elitën e futbollit holandez.
Qendërmbrojtësi luajti titullar dhe e kompletoi duelin që skuadra e tij, Heerenveeni, e fitoi në udhëtim te Go Ahead Eagles, 1:0.
Tibor Haliloviq ishte shënues i golit të vetëm në këtë duel në minutën e gjashtë, pasi u asistua nga Joey Veerman.