Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar projekbuxhetin e Qeverisë Kurti për vitin 2023, me theks të veçantë, ndarjet buxhetore që janë bërë për sektorin e shëndetësisë.
Dreshaj në seancë e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se mjekët që dikur i quanin heronj tashmë me buxhetin e ri kanë mbetur heronj veç në letër
“Në investime kapitale kanë qenë 0 për qind të realizuara në sektorin e shëndetësisë. A ka vend që shëndetësia të jetë vend debati e të kthehet në prioritet. Ministria e Shëndetësisë ka rritje të buxhetit rreth 13 për qind, por në aspektin e pagave ka qenë 13 milionë e jemi prap 13 milion. Pra heronj e vendit që ishin dje në pandemi, sot u shënuan heronj në letër e jo në vepër.”, ka thënë ai.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës po debaton për projektbuxhetin për vitin 2023.