Besart Dreshaj i LDK-së përmes një postimi në Facebook ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha.
Ai u shpreh se përndjekja që po ia bën regjimi avokatit është skandaloze dhe e papranueshme.
“Pasiguria juridike është e tmerrshme në një vend ku edhe vetë avokati përballet me ndalim për qëllime të paraburgosjes”, u shpreh Dreshaj.