Dy persona raportohet se e kanë rrëmbyer një vajzë të mitur dje në Drenas.
Sipas policisë, të njëjtit pas e kishin futur viktimën me forcë në veturë, e kishin liruar duke e shtyrë dhe duke e lënë në rrugë.
“Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.
Njoftimi i plotë i policisë:
RRËMBIM
Gllogoc, 21.03.2022-20:20. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur, dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë . Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.