Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e së dielës në Drenas, ku një e mitur ka humbur jetën.
Në raportin 24 orësh, policia bën të ditur se e dyshuara që drejtonte veturën, dyshohet të ketë dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Lëndime kanë marrë drejtuesja e veturës dhe katër persona tjerë.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Gllogoc / 31.08.2025 – 17:08. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare, dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është vet–aksidentuar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një viktimë femër kosovare ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 3 femra dhe një mashkull kosovarë si dhe drejtuesja e vetures. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.