Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë: Largimi i qenve endacakë nga QKUK do bëhet deri në mars

    11/10/2024 23:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një tjetër rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur brenda hapësirave të QKUK-së duke shënuar ngritje të këtyre rasteve. Nga Komuna e Prishtinës patën deklaruar një muaj më parë se zgjidhja e këtij problemi ishte çështje ditësh ndërsa të premten, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike thonë se kjo detyrë e marrë përsipër do marrë kohë deri në mars të vitit të ardhshëm. Nga Komuna kanë kërkuar përfshirje më të lartë të nivelit qendror.

    “Në QKUK, besoj që brenda javës, do e pastrojmë komplet nga qentë”.

    Ky ishte deklarimi i Drejtorit të Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcit në fillim të muajit të kaluar, me rastin e sulmit të qenve endacakë ndaj dy personave.

    Por një muaj më vonë, brenda po të njëjtave hapësira ku vazhdon qëndrimi i qenve endacakë, është sulmuar edhe një grua.

    Gjersa po e vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive, gjendja e saj mbetet stabile.

    Por shqetësimi i qytetarëve vazhdon të jetë prezent.

    Qytetarët kanë deklaruar prapa kamerave se kanë qenë prezent në momentin kur qentë janë lënë nga qytetarët me vetura. Ata thonë se ndjehen të rrezikuar nga qenët endacakë, numri i të cilëve po shtohet çdo ditë.

    Nga komuna thonë se këtë ua kanë thënë edhe nga menaxhmenti i QKUK-së gjersa thonë se veprimet për kapjen e tyre, i kanë nisur tek sot në katër të mëngjesit.

    “Ne nuk mbajmë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për hapësirat e QKUK-së mirëpo kemi ofruar bashkëpunim sepse kemi parë se sa shqetësuese është gjendja…Kemi vendosur që, që nga sot të bëjmë kapjen e qenve endacakë brenda QKUK-së. Sipas prognozave të QKUK-së, diku janë rreth 60-100 qen. Sot kemi filluar me intervenime nga orët e hershme të mëngjesit sepse intervenimet bëhen nga ora 4 e mëngjesit. Janë kapur 12 qenë”, ka thënë Brestovci.

    Nga “brenda javës”, Brestovci tani ka deklaruar se largimi i tyre do marrë kohë deri vitin e ardhshëm.

    “Deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, do t’i kemi të larguar së paku 1300-1500 qen. Mendoj që ky numër është më i madh por me largimin e tyre do kemi një gjendje tjetër. Do kemi më shumë siguri dhe imazh më të mirë për kryeqytetin por sigurisht, edhe qentë që do dërgohen në strehimore do kenë mundësi ta kalojnë jetën në formë shumë më humane”, ka shtuar Brestovci.

    Numrin e qenve të kapur Brestovci e arsyeton me kohën e limituar të aksionit gjersa thekson se ky i fundit, do të vazhdohet deri të largohet qeni i fundit nga hapësira e QKUK-së.

    Aksionin gjatë ditës e ka lavdëruar edhe Kryetari, Përparim Rama i cili ka kërkuar përfshirje më të lartë nga niveli qendror në zgjidhjen e çështjes.

    Këtë vit sipas një reagimi të SHSKUK, nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste të sulmit të qenëve endacakë vetëm brenda hapësirave të QKUK-së ndërsa vitin e kaluar, 84./Tv Dukagjini/

    Artikuj të ngjashëm

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.