Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i ri i RTK-së kishte kontribuuar gjashtë herë me para për Vetëvendosjen

    31/01/2023 18:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Rilind Gërvalla është emëruar sot në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të Radio Televizionit të Kosovës, pasi Bordi i RTK-së ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

    Pas emërimit, Gërvalla ka reaguar në Facebook duke thënë se ndihet i privilegjuar për pozitën e re, me ç’rast ka falënderuar edhe kolegët e bashkëpunëtorët për rrugëtimin e përbashkët gjatë këtyre viteve të punës.

    Por, Gërvalla ka shfrytëzuar rastin që të flas edhe për kritikët e tij, të cilët e kanë akuzuar për afërsi me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke ngritur kështu dyshime për ndikim në përzgjedhjen e tij si drejtor i ri.

    Ani pse vetë Gërvalla nuk kishte hezituar të shpreh haptas përkrahjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite, ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë duke u bërë për propagandë, andaj do të ndjek rrugët ligjore për këto çështje.

    Përpos fotove që Gërvalla ka postuar kohë pas kohe më zyrtarë të VV-së, ai ka qenë edhe donator i kësaj partie.

    Në raportin vjetor të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2020, tek lista e donatorëve që kanë kontribuar me të holla në këtë parti, emri i Rilind Gërvallës figuron gjashtë herë.

    Sipas raportit, ai ka kontribuuar gjashtë herë nga 10 euro për Lëvizjen Vetëvendosje, shuma këto të dhuruara në kohë të ndryshme.

    Për herë të parë, Gërvalla ka deponuar 10 euro më 7 korrik të vitit 2020, pastaj më 7 gusht ka dhuruar 10 euro të tjera, më 7 shtator, më 7 tetor, më 9 nëntor dhe me 7 dhjetor.

    Kujtojmë se për emërimin e Gërvallës në pozitën e drejtorit në RTK kanë reaguar edhe partitë opozitare, përfshirë këtu edhe Partinë Social Demokrate.

    Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, e ka konsideruar emërimin e Gërvallës si “fyerje e poshtërim”, duke thënë se ky është rasti më brutal i kapjes deri më tani.

    Artikuj të ngjashëm

    Dimal Basha: Drejtori i RTK-së nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes

    Rilind Gërvalla deklarohet pas zgjedhjes së tij si drejtor i RTK-së

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.